Vuçiq të hënën ua “ngreh veshët” deputetëve ‘rebelë’ të Listës Serbe

Tensionet janë ulur dhe mendoj që të hënën pas takimit me Aleksandar Vuçiqin gjithçka do të zgjidhet, ka thënë zëvendëskryeministrit i Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Pas krizës ndërmjet përfaqësuesve serbë në Kosovë dhe fjalëve të rënda drejtuar para se gjithash ndaj Lëvizjes Socialiste dhe Aleksandar Vulin, Stojanoviq megjithatë “e ka ulur topin në tokë”.

“Është e rëndësishme që ministri Vulin ka dhënë deklaratë në të cilën ndodhet edhe mesazhi që është e rëndësishme të bisedohet. Deklarata e tij e parë ka merituar reagime të ashpra, por ne ndoshta e teprua”, ka thënë Stojanoviq për B92, transmeton lajmi.net.

Siç ka thënë ai, uniteti i serbëve në Kosovë është arritur në Beogradi dhe vetëm Beogradi mund të flas për të.

“Është e rëndësishme të dërgohet mesazhi se ekziston vetëm një politikë, e jo dy, si dhe të gjithë që kanë marrë pjesë në këto marifete të marrin përgjegjësi. Këtë nuk e kanë bërë vetëm serbët, por edhe shqiptarët, kurse bashkësia ndërkombëtare e ka pasur rolin e saj”, ka thënë Stojanoviq.

Zëvendësi i Isa Mustafës thotë se “askush nuk guxon që të mendoj se është aq i fuqishëm sa të merr i vetëm vendime”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta