Putin bisedon me Assadin, e përgëzon për çlirimin e Alepos

“Objektivi i Rusisë në Siri tashmë është që të përqendrohet në arritjen e paqes”, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike të zhvilluar sot me Bashar al Asadin gjatë së cilës ai e përgëzoi për “çlirimin” e Alepos.

“Presidenti rus telefonoi homologun e tij sirian për ta përgëzuar për përfundimin e operacioneve për çlirimin e Alepos nga rebelët”, njoftoi Kremlini.

“Ky sukses u bë i mundur nga përpjekjet e ndërmarra nga të gjithë ata që janë të angazhuar në luftën kundër terrorizmit në Siri”, shtoi ai.

“Objektivi tani është që të përqëndrohemi në çështjet që lidhen me zgjidhjen paqësore të konfliktit, kryesisht duke gjetur një marrëveshje të përgjithshme”, theksoi Putini, i cituar nga Kremlini, transmeton atsh.

Në mëngjes, Vladimir Putin, që ka arritur të përjashtojë gati krejtësisht Uashingtonin nga procesi i zgjidhjes së konfliktit Sirian, gjykoi se “rimarrja e Alepos është një hap shumë i rëndësishëm drejt paqes”.

Temat
BotëLajme

Të afërta