Messi po e ‘çmend’ Barcelonën

Situata e Leo Messit vazhdon të mbetet e paqartë.

Lionel Messi nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me Barcelonën, për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, transmeton Gazeta Express.

Mediat në Spanjë raportojnë s pavarësisht se presidenti i klubit tha se kjo çështje do të zgjidhet në tre mujorin e parë të vitit 2017, ende nuk kanë nisur bisedimet mes palëve.

Messi, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, kërkohet me ngulm nga PSG dhe Manchester City, që janë të gatshme të bëjnë çmendurinë duke ofruar çmime marramendëse për pesë herë Topin e Artë.

Të gjithë duan që Messi të qëndrojë, madje gjatë ditës së sotme edhe Neymar tha se shpreson që shoku i tij më u ngushtë do të rinovojë kontratën, por fjalën e fundit do ta ketë argjentinasi – i cili momentalisht po hesht.

Temat
BotëSport

Të afërta