Kadri Veseli: Muri të largohet sa nuk është bërë vonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se muri duhet të largohet sa më shpejt. Veseli ka thënë se ai mur duhet të rrënohet dhe do të rrënohet sa më shpejt, sepse do ta rrënojnë institucionet e Kosovës.

“Muri duhet të largohet sa më shpejt. Nëse nuk largohet brenda kohës së caktuar, ne do të veprojmë si institucione të Kosovës dhe do ta rrënojmë”, tha Veseli.

Ai gjithashtu ka kërkuar që në rezolutën e AAK-së të shtohet edhe rifillimi i ndërtimit të shtëpive në veri.

“Kemi bashkëbiseduar me kryeministrin dhe me presidentin, nuk kemi dashur në asnjë moment ta politizojmë këtë çështje, për hir të popullzimit. Muri do të rrënohet dhe mirë është të rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar”

Veseli e quajti të paligjshëm e të turpshëm murin në Veri.

“Asnjë nga ne nuk e ka dashur këtë muri. Ai është marre shumë e madhe dhe e rëndë. Muri është jo vetëm i papranueshëm, por edhe turp”, ka thënë Veseli.

Përveç largimit të murit ilegal në veri të Mitrovicës, kryeparlamentari Veseli ka qenë kritik për mungesën totale të investimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës në veri, që nga viti 2013 e deri më sot.

Ai ka rikujtuar se nga viti 2008 e deri më 2013 kur PDK ishte në krye të qeverisjes së vendit dhe të Mitrovicës ka investuar mbi 8 milionë euro projekte të ndryshme kapitale

Temat
LajmeVend

Të afërta