Enca Haxhia ndjehet si shefe (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia ka kohë që nuk ka prezantuar ndonjë projekt të ri muzikor para publikut, megjithatë ajo arrin të jetë gjithnjë në fokusin e mediave me anë të fotografive provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Ajo është në përgatitje të disa projekteve muzikore të cilat do të publikohen për fundvit, teksa aktualisht është në fazën e punimeve të projektit të ri.

Enca është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, gjersa shpesh herë publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi, këngëtarja shfaqet në një video në makinë, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “CEO”.

Ajo ishte e ulur në sediljet e pasme të makinës, gjersa kjo ka lënë të kuptohet se fakti që ajo udhëton me shofer personal, e bën të ndjehet taman si “shefe”. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta