Edita Tahiri: Muri do të hiqet, sepse kurrë s’ka pasur bisedime për të

Ministrja për Dialog Edita Tahiri sërish ka thënë se ky mur i cili sipas saj është shfaqur me dirigjimet e Serbisë dhe grupet ilegale, do të hiqet.

Ajo ka thënë se sot në Kuvend po bisedohet për një problem shumë serioz që ka prekur interesat kombëtare.

“Ky mur ilegal që është shfaqur para disa ditës me dirigjimet e Serbisë e grupet ilegale por që ajo që mua më takon të ju informoj po ju them se marrëveshja e Brukselit për revitalizimin e urës nuk ka paraparë mure e as s’ka pasur bisedime për mure asnjëherë.

Ndoshta pyetjet janë me vend por me duken absurde pyetje nëse është bërë ndonjë marrëveshje për mure në Bruksel”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ky mur do të hiqet sepse është kundër ligjit, kundër marrëveshjes dhe interesave kombëtare të shtetit të Kosovës

“Të gjithë jemi të bashkuar kundër murit pra edhe vullneti politik gjithë spektri politik dhe për këtë më erdh mire. Prandaj ky mur hiqet”, u shpreh ajo./Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta