Drejt përfundimit Parku Olimpik i Tiranës, ja si duket (VIDEO)

Parku Olimpik po merr jetë gjithnjë e më shumë.

Siç shihet edhe nga kjo video e publikuar në Facebook nga kryebashkiaku Veliaj, brenda një kohe të shkurtër, Parku Olimpik ka marrë formën e tij të plotë.

“Mbresëlënës progresi te Parku Olimpik. Fundi i vitit, por jo fundi i punëve, thuajse gati Parku Olimpik pranë Liqenit! Vetëm me punë miq ecën Tirana jonë”, shkruan Veliaj.

Dikur një zonë e lënë në mëshirë të fatit, tashmë pritet që të ketë një kompleks modern që do të mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, një fushë olimpike rreth 13 mijë metra katrorë, janë disa nga ndryshimet që po ndodhin në fushën e sportit.

Palestra e lojërave me dorë do të ketë një kapacitet rreth 1500 vendesh. Ky investim pritet që të rivitalizojë jetën sportive të kryeqytetit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta