Apple me iPhone “Ferrari”

Apple pritet që në vitin e ardhshëm të lansojë tre modele të iPhonet, me njërin nga të cilët me emër “Ferrari”, sipas raportimeve të fundit.

Dokumentet e rrjedha nga kompanitë përkrahëse të Apple-it në Azi, telefoni i ardhshëm “Ferrari” do të ketë mundësi për mbushje pa kabllo, buton kryesor “të padukshëm”, ekran pa korniza që bëjnë të ngjajë ekranin si të lakuar.

Tre telefonat janë nën kodet D20, D21 dhe D22, me dy të parët që thuhet se do të jenë iPhone 7S dhe 7S Plus, ndërsa modeli D22 – “Ferrari”.

Sipas dokumenteve, raporton “DailyMail”, pajisja më e re do të lansohet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Temat
Teknologji

Të afërta