Sulmi në Berlin e çon Merkelin drejt dorëheqjes? (Foto)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është nën presion të madh dhe mund të detyrohet të japë dorëheqjen, si shkak i sulmit të së hënës në Berlinit, ku humben jetën 12 persona dhe u lënduan 48 të tjerë.

Kjo pasi shumë persona në Gjermani dhe politikanë kundërshtarë e fajësojnë politikën e Merkelit për t’ua lënë hapur dyert emigrantëve si shkaktare të sulmit në Berlin.

Tabloidi britanik “The Sun”, shkruan se kritikët mendojnë se Merkeli ka “marrë fund”, transmeton Express.

Sipas tyre, kjo do të përbëjë edhe ngritjen e esktremistëve të partisë djathtiste, AfD, e cila është kritikuese e ashpër e politikës së Merkelit rreth emigracionit.

Angela Merkel është duke u përballuar me presion të madh dhe në rritje. Madje edhe anëtarët e partisë së saj kanë drejtuar gishtin nga ajo pas sulmit të Berlinit.

Përderisa policia është duke e kërkuar autorin e masakrës në Berlin, tunizianin Anis A, mijëra vetë kanë dalë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e Merkelit.

Sekretari i Përgjithshëm i CDU, partisë së Merkel, tha se “është koha të testojmë gjithë politikën kundrejt emigrantëve”.

“Qytetarët janë me sytë drejt nesh, është koha që të rregullojmë dhe përmirësojmë politikat tona”, tha Andreas Scheuer. Dy janë zgjedhjet për Merkel në këto momente, të heqë dorë nga politika që ka mbrojtur aq shumë, ose të braktisë postin e kancelares.

Temat
Botë

Të afërta