Shaqiri: Bayerni nuk më la të transferohem në Liverpool

Xherdan Shaqiri ka zbuluar se ishte pran transferimit te Liverpooli në verën e vitit 2014

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ishte pran transferimi te Liverpooli në afatin kalimtar të verës së vitin 2014. Por, këtë transferim e kishte bllokuar skuadra e Bayern Munichut.

“Unë kam kërkuar të largohem në verë dhe kishte oferta nga Liverpool dhe Atletico. Brendan Rodgers më thirri disa herë para Kupës së Botës. Por, Bayern nuk më lejoi që të largohem”, ka deklaruar Shaqiri për Spox.

Por, vetëm pas gjashtë muajve Shaqiri ishte larguar nga Bayern Munich dhe ishte transferuar te Inter. Por, te klubi italian kosovari pati eksperience të shkurtët duke u transferuar te Stoke City.

Temat
Botë

Të afërta