‘Furtunë’ në Prokurorinë e Përgjithshme

Kryeprokurori Adriatik Lalla ka firmosur disa lëvizje në institucionin që ai drejton.

Nga se është bërë e ditur, Kosta Biluri, nga shef i Taks Forcës anti korrupsion në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohet Prokuror i thjeshtë në Prokurorinë e Shkodrës.

Po ashtu, Anton Martini, Prokuror i Shkodrës, emërohet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre lëvizjeve në organin më të lartë të akuzës, dhe nuk dihet nëse do të ketë të tjera ndryshme.

Temat
Rajon

Të afërta