Kokëdhima nuk heq dorë nga PS-ja, sfidon Ramën edhe në Greqi

Edhe pse është shkarkuar nga çdo post që mbanë në Partinë Socialiste, ish deputeti Koço Kokëdhima nuk ka hequr dorë nga partia.

Pas takimeve që ka realizuar në Sarandë ku dhe ka marrë mandatin e deputetit në PS, Kokëdhima ka organizuar edhe një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, kjo pasi ai ka mbajtur postin e sekretarit për emigracionin në parti.

Ndërkohë që sot rreth orës 18.00, do të bëjë një vizitë në klasat ku mësohet shqip, në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare, ku më pas do të ketë edhe një bisedë me emigrantë dhe drejtues të kësaj federate. Ndërkohë që vetë Kokëdhima prej kohësh ka shpalosur një platformë të tij në lidhje me një organizim të PS-së, e cila nuk mori dot mbështetje brenda partisë, por kjo nuk e ka çuar aspak ish deputetin të heq dorë pse jo nga një lëvizje brenda së majtës që mund të krijohet para zgjedhjeve parlamentare.

Temat
Rajon

Të afërta