​Zidane lavdëron lojtarët e tij

Zinedine Zidane insiston se në Japoni kanë ardhur për të fituar Kupën e Botës për Klube

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se çdo ndeshje është finale për skuadrën e tij, pasi cdo herë duhet të provojnë se janë më të mirët.

Pikërisht për këtë duan të fitojnë edhe Kupën e Botës për Klube, pasi me lojtarët që ka gjithçka është më e lehtë.

“Kemi ardhur në Japoni për të fituar këtë titull dhe ne do të japim maksimumin. Me lojtarët e jashtëzakonshëm që kam, çdo gjë do të jetë më e lehtë”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se ndeshja finale kundër Kashima do të zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 11:30.

Temat
Botë

Të afërta