​Kështu mendojnë milionerët e rinj, pse mos të mendoni edhe ju

Kanë ardhur kohë emocionuese për biznesmenët e rinj, çdo vit numri i milionerëve po rritet, e ata janë në moshë të re.

Peter Voogd sipërmarrës dhe themelues i shumë ndërmarrjeve, i cili ka merita edhe për Poweful Community, bashkësi e të rinjve profesionalë dhe sipërmarrëseve ambicioz, milionin e parë e ka arritur në moshën 26 vjeçare.

Ai në tekstin e tij të publikuar në Linkedln shpjegon gjëra që ka mësuar nga përvoja e tij dhe e sipërmarrësve të tjerë të rinj, ku pas kujdesit të tyre qëndron Voogd.

“Milionin e parë nuk do ta fitoni rastësisht, nëse nuk e keni qëllim në jetë, nuk do e arrini kurrë”, thotë Voogd.
Ekzistojnë gjëra të specifikuara që bëjnë sipërmarrësit e rinj të jenë të suksesshëm ,dhe që ashtu kanë arritur deri te milionat.

Ata e dinë çfarë është urgjente

Kompanitë më të suksesshme në botë i adhurojnë talentet e reja. Google punëson më shumë adoleshent se njerëz të diplomuar. Duhet të kuptoni që është tash koha e duhur, e të mos bazoheni në mentalitetin “Një ditë ndoshta do…” kjo është mendimi kryesor i dështimeve të ëndrrave tuaja. Mundësia më e mirë është ajo që e shfrytëzoni, e kjo është ajo çfarë bëjnë milionerët e rinj, nuk rreshtin së përpjekuri të arrijnë te synimet e tyre. Duhet ta zhvilloni atë ndjenjën e urgjencës, të cilën shumica e njerëzve nuk e kanë, gjithmonë nëse dëshironi të jeni të suksesshëm.

Ata kanë mentorin e tyre

Pas secilit milioner është një mentor i arsimuar dhe i mençur. Ata janë të vetëdijshëm se është e pamundshme të zhvillohen, të mësojnë dhe të arrijnë për një kohë të shkurtë të bëjnë para, pa një mbështetje të fortë. Suksesi dhe dështimi janë të lidhur ngushtë me njerëzit që ju rrethojnë.

Në maksimum i shfrytëzojnë forcat e veta

Biznesmeni Gary Vaynerchuk ka thënë se në 99% të rasteve është palidhje, por në at 1% jep gjithçka prej vetes.
Tërë jetën ju mësojnë të punoni në të metat tuaja, por milionerët e rinj plotësisht fokusohen në aftësitë dhe forcat e veta,ata mësohen që të rrethohen nga njerëzit të cilët i plotësojnë të metat e tyre. Zbuloni cila është aftësia juaj dhe punoni në atë drejtim me vullnet të plotë.

Ata kurrë nuk e paguajnë kohën e tyre

Kurrë nuk do të bëheni milionerë nëse kohën tuaj e llogarisni si para. Në ndonjë moment është e nevojshme të rrezikoni dhe të përhapni biznesin tuaj, në këtë mënyrë parat do t’iu vijnë edhe nga vendet ku nuk investoni kohë.

Ata nuk brengosen çfarë flasin tjerët për ta

Nuk duhet t’ju pëlqejë të gjithëve puna që ju bëni, kjo nuk është e nevojshme. Njerëzit të cilëve gjithmonë u intereson çfarë të tjerët mendojnë, gjithmonë do të jenë të kufizuar. Milionerëve të rinj ju interesojnë vetëm mendimet e personave të caktuar, ndërsa janë rezistentë ndaj mendimeve të të tjerëve. Kur të ngjiteni drejt kulmit, mos prisni mbështetje dhe fjalë të mira nga të gjithë, atyre nuk do ju pëlqejë që ju keni kurajë, guxim, forcë dhe vizion, gjëra të cilat ata nuk i kanë.

Temat
Fun

Të afërta