Zyrtare: Përfundon sezoni për Gundogan (Foto)

Tanimë edhe zyrtarisht ka përfunduar sezoni për Ilkay Gundogan

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ditë më parë bëri të ditur se mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, ka pësuar një lëndim të rëndë dhe se do të humbasë gjithë sezonin.

Tani edhe testet mjekësore të bërë gjatë ditës së sotme, kanë vërtetuar se ka përfunduar sezoni për ish mesfushori i Borussia Doprtmund.

Derisa lojtari ka premtuar se do të punojë shumë që të rikthehet më i fortë se më parë.

“Në momente të tilla, nuk është se çfarë lëndimi ke pësuar, por sa je i gatshëm që të punosh shumë dhe të rikthehesh edhe më i fortë”, ka shkruar Gundogan në rrjetet sociale.

Temat
Botë

Të afërta