‘Super Mario’, tani mund të luani edhe në iPhone (Foto)

Të gjithëve na kujtohet loja e SuperMario-s. Kompania e lojërave Nintendo pritet të lançojë versionin e ri Super Mario Run të vlefshme për iPhone dhe iPad.

Ky aplikacion do të shënjojë herën e parë që firma krijon një lojë për smartphone të bazuar në personazhin më të famshëm të lojërave.

Lançimi vjen pas daljes së suksesshme të Pokemon Go më herët këtë vit. Nintendo zotëron një pakicë aksionesh në Kompaninë Pokemon. Ekspertët parashikojnë se loja e re do të rezultojë gjithashtu popullore.

“Mario është një nga ikonat më të dashura të lojërave dhe mendoj se do të jetë shumë i sukseshëm,” tha Piers Harding-Rolls nga Nintendo.

Temat
Teknologji

Të afërta