“Roma do ta sulmojë Juventusin”

Luciano Spalletti ka thënë se Roma do të bëjë lojë sulmuese kundër Juventusit

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka thënë se Roma nuk do të mbrohet ndaj Juventusi. Spalletti thotë se të gjithë presin që Roma të bëjë lojë defensive, por në këtë mënyrë shanset për të humbur janë shumë më të mëdha – andaj do të sulmojnë nga minuta e parë.

“Ndeshja e së shtunës është e rëndësishme për ne. Nëse shkojmë atje për t’u mbrojtur, do të humbasim”, tha fillimisht Spalletti.

“Juventusi është një skuadër e fortë, këtë e kanë vërtetuar ndeshje pas ndeshje. Juve është arsyeja e vetme se pse në ditët e sotme duhesh t’i fitosh 100 pikë në kampionat nëse dëshiron të shpallës kampion”, shtoi trajneri Romës.

Juventusi e Roma përballen në “Juventus Stadium” të shtunën duke filluar nga ora 20:45.

Temat
Botë

Të afërta