Prokurori Biraj thotë se s’do të marrë për bazë raportin e mjekëve të pavarur

Prokurori i rastit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, që nga Prokuroria e Kosovës është thënë që është vetëvrasje, ka folur pas publikimit raportit nga mjekët ligjorë të pavarur të angazhuar nga familja Dehari.

Në komunikim për portalin Koha.net, Metush Bira, prokuror i rastit, ka thënë se nuk ka njohuri të jetë dorëzuar një raport i tillë në Prokurori, edhe pse avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se është dorëzuar, transmeton Koha.net.

“Nuk e di që ai raport është dorëzuar në prokurori. Ne i kemi shënimet tona zyrtare, ne kemi dalë me një kumtesë për këtë rast, dihet qëndrimi i organeve zyrtare tona”, ka thënë Biraj.

Në pyetjen se a do të merret për bazë raporti i dy mjekëve ligjor të pavarur, të cilët janë pranuar nga Ministria e Drejtësisë të marrin pjesë në proces të autopsisë, ai ka thënë se nuk kanë çka të marrin për bazë dhe se kjo është çështje e kryer.

“Jo nuk kemi çka të marrim për bazë. Ne kemi dalë me shënimet zyrtare, ai është version zyrtar i prokurorisë sonë, organ zyrtar i Republikës së Kosovës, çështja është e kryer”, ka shtuar Biraj për Koha.net.

Temat
LajmeVend

Të afërta