Policia “pushton” Shqipërinë, vendos 762 gjoba brenda 90 minuta (Foto)

Përsëri 1 orë e 30 minuta në të gjithë Shqipërinë dhe policia ka vendosur 762 gjoba. Aksioni vetëm për vendosjen e rripit të sigurimit
Policia e Shtetit ka zhvilluar edhe sot operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni nisi në orën 13:00 dhe zgjati deri në orën 14:30 minuta.

U ngritën dhe funksionuan 160 pika kontrolli në të gjithë vendin. Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Në total në të gjithë vendin u vendosën 762 masa administrative: Nga këto 421 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për shkelje të tjera u vendosen 341 masa administrative.

Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta