Një deponi e re bërllogu ‘nxjerr kokën’ në Prishtinë (Foto)

Një ngushticë në Prishtinë është mbushur plot me mbeturina.

Ato po hidhen nga kalimtarët e rastit dhe nga banorët e ndërtesës e cila ndodhet në Rrugën “Zenel Salihu”, pak metra larg objektit të Komunës së Prishtinës.

Vendi ku kanë filluar të grumbullohen mbeturinat është i rrethuar dhe pamjet ngjajnë në një deponi që sapo ka filluar të merr hov, shkruan lajmi.net.

Qytetarët nuk e kanë gajle që mbeturinat t’i hedhin nga dritarja e banesës së tyre. Ato nuk janë pastruar nga askush qe disa muaj.

?

?

Temat
LajmeVend

Të afërta