Kinë, ura gjigande shkatërrohet sa hap e mbyll sytë (Video)

Një urë në provincën Jiangxi në Kinë është shkatërruar për t’i liruar vendin një autostrade të re, duke dhuruar spektakël.

Video, e kthyer tashmë në virale, tregon momentin e shpërthimit të urës më tepër se 300 metra të gjatë.

Për këtë, u përdorën 240 kg eksplozivë, të cilët e kthyen strukturën gjigande në pluhur, sa të hapësh e të mbyllësh sytë.

Megjithatë, pavarësisht spektaklit dhe efikasitetit, autoriteteve do t’iu duhet kohë për të pastruar mbetjet e lëna pas nga shpërthimi.

Temat
BotëLajme

Të afërta