Gjuriq tallet dhe provokon rëndë institucionet e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, ka thënë se nota e protestës (nga Qeveria e Kosovës, dërguar BE-së), për shkak të prezencës së tij në Mitrovicë, për të është muzikë për veshët.

Ai shtoi se “ata që janë kundër të drejtave themelore të njeriut e shkatërrojnë besueshmërinë e tyre politike dhe pozicionin politik”.

Djuric ka thënë se “autoritetet e Prishtinës do të ishte më mirë që të luajnë notat e paqes dhe notat e normalizimit të marrëdhënieve dhe lirisë së lëvizjes”, raporton Tanjug.

“Unë nuk e kuptoj se si dikush që nuk është shtet mund t’i dërgojë dikujt ndonjë notë proteste, por mirë, çfarë mund të bëni …”, u ka thënë Djuric gazetarëve në Prokuplje.

Përndryshe, Ministria e Jashtme e Kosovës ka paraqitur një notë proteste te Bashkimi Evropian për shkak të vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, në Mitrovicën veriore, ndonëse kishte ndalesë nga Qeveria e Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta