Fernando imazh publicitar? Ja si përgjigjet mami Çili (Foto)

Ai është një nga fëmijët më të komentuar në rrjetet sociale.

Ka një faqe publike në Instagram me më shumë se 11 mijë ndjekës dhe është një nga vogëlushët më “fashionist” të showbiz-it.

Bëhet fjalë për Fernandon, djalin e vetëm të këngëtares Çiljeta Xhilaga, i cili duket se do të ndjekë gjurmët e nënës së tij. Këngëtarja ka postuar pak minuta më parë një foto të të voglit, fotografia e të cilit shfaqet në një prej çokollatave më të shijshme, sidomos për vogëlushët.

Ne menduam fillimisht se i vogli është bërë imazh i këtij produkti, por mami Çili thotë për Blitz.al se nuk është ashtu siç duket.
“Kopshti i Fernandos më ka bërë një dhuratë me imazhin e tij, që më pëlqeu shumë”, – ka thënë Çiljeta.

Aq bukurosh sa është Fernando mund të jetë në të ardhmen një imazh i bukur publicitar. Dhe jemi të bindur që do të jetë.

Kinderi im Fernando 🍫

A photo posted by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Temat
Showbiz

Të afërta