Facebook do t’i dënojë lajmet e rreme

Facebook ka prezantuar një tipar të ri për të ndihmuar luftimin e lajmeve të fabrikuara në rrjetin social më të madh në botë, transmeton koha.net.

Tipare të reja për raportim janë duke u lansuar, së bashku me ndryshime të tjera në dizajn për të luftuar shpërndarjen e keqinformatave.

Facebook muajin e kaluar është kritikuar, pasi shumë përdorues janë ankuar se lajmet e rreme kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Tipari i ri përfshinë aftësinë për “ngritjen e flamurit” te lajmet e rreme nga përdoruesit, transmeton koha.net.Rrjeti social ka shtuar një opsion të ri të quajtur “Ky është një lajm i rrem” te tipari i raportimeve.

Facebook ka thënë se lajmet të cilat dalin se janë të rreme, pas “kontrollimit të fakteve” do të etiketohen ne një link i cili do të shpjegojë pse.

Historitë e diskutueshme para se përdoruesit t’i shpërndajnë ato për shoqërinë e tyre, do të paralajmërohen se ato mund të jenë të rreme.

Kompania ka thënë se është ende duke kërkuar tipare të tjera të mundshme për të ardhmen.

Temat
Teknologji

Të afërta