Deklaratë e Ambasadave QUINT’it për balotazhin në Drenas – shpresojmë për zgjedhje të lira

Përmes një njoftimi për media Ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA’së, u urojnë Komisionit Zgjedhor, partitë politike dhe votuesit e Gllogovcit për rrethin e parë me 4 dhjetor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

“Kjo zgjedhje tregoi një përkushtim të fuqishëm nga ana e të gjithë akterëve – duke përfshirë qytetarët – ndaj mbështetjes së institucioneve demokratike dhe mbajtjes së zgjedhjes që ishte në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e shteteve të QUINT’it, transmeton Gazeta Express.

Shtetet e QUINT’it shpresojnë se edhe zgjedhja e rrethit të dytë me 18 dhjetor do të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente, duke thënë se përkrahin përpjekjet organizative vendore dhe ndërkombëtare që janë akredituar nga KQZ’ja për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjes.

“Ne inkurajojmë qytetarët e Gllogovcit që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për kandidantin që ata mendojnë se është më i aftë për ta udhëhequr komunën e tyre.

Ky është njoftimi i plotë i ambasadave të shteteve të QUINT’it:

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve, urojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, dhe votuesit e Gllogovcit për rrethin e parë me 4 dhjetor të zgjedhjes së jashtëzakonshme për kryetarin e komunës të cilën vëzhguesit e karakterizuan përgjithësisht si të organizuar mirë dhe të mbajtur në një atmosferë pozitive. Kjo zgjedhje tregoi një përkushtim të fuqishëm nga ana e të gjithë akterëve – duke përfshirë qytetarët – ndaj mbështetjes së institucioneve demokratike dhe mbajtjes së zgjedhjes që ishte në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Ngjashëm, ne shpresojmë se edhe zgjedhja e rrethit të dytë me 18 dhjetor do të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente. Ne përkrahim përpjekjet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare që janë akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjes. Kjo zgjedhje është një mundësi për të treguar edhe më shumë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik në Kosovë. Ne inkurajojmë qytetarët e Gllogovcit që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për kandidatin që ata mendojnë se është më i aftë për ta udhëhequr komunën e tyre.

Temat
LajmeVend

Të afërta