Allegri paralajmëron Romën

Allegri dëshiron vetëm fitore kundër Romës

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, insiston se skuadra e tij duhet të vazhdojë me formën e mirë, ku të shtunën luajnë me rivalin direkt për titull Romën.

Ndeshja e së shtunë pritet të jetë vendimtare për dyja skuadrat. Juve gjendet e para me 39 pikë, derisa Roma në pozitën e dytë me 35 pikë.

“Barazimi nuk është rezultat i mirë për ne, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme – për ne e rëndësishme është fitorja”, tha Allegri.

“Ende nuk kemi barazuar në shtëpi kështu që do të ishte mirë sikur të vazhdonim me fitore. Nëse duam të jemi në krye të renditjes në Serie A duhet të fitojmë të shtunën”, shtoi Allegri.

Temat
Botë

Të afërta