101-vjeçari që u dënua për pedofili

Ish-vozitësi, i lindur në vitin 1915, më herët kishte pranuar nëntë akuza për ngacmime seksuale ndaj një djali mes viteve 1974 dhe 1983.

Një ish-vozitës i kamionit, i quajtur Ralph Clarke, i lindur gjatë Luftës së Parë Botërore, është shpallur fajtor për 21 ngacmime seksuale ndaj fëmijëve.

Njëqindenjëvjeçari është britaniku më i vjetër që ka dalë para gjyqit për ngacmime seksuale ndaj të miturve, transmeton Express.

Ai u shpall fajtor për 21 raste për dy ngacmime ndaj dy vajzave të mitura gjatë viteve të ’70-ta dhe ’80-ta.

Ish-vozitësi, i lindur në vitin 1915, më herët kishte pranuar nëntë akuza për ngacmime seksuale ndaj një djali mes viteve 1974 dhe 1983.

Një detektive, e cila ndihmoi që Clarke të sillet para drejtësisë, e ka përshkruar ata si një nga të akuzuarit më arrogant që ajo ka intervistuar ndonjëherë.

Dhe, detektivja ka thënë se i moshuari gjatë gjykimit ka qenë shumë i pamëshirshëm dhe vazhdon të mos i vijë keq për të gjitha ato që ka bërë.

Edhe autoritetet tjera të drejtësisë që e kanë intervistuar të dënuarin, kanë thënë se janë shokuar nga fakti se ai nuk ka ndjerë aspak keqardhje për atë që ka bërë, përkundrazi është dukur sikur e shijon kur flet për të gjitha veprimet e bëra ndaj të miturve.

Temat
Lajme

Të afërta