​Katastrofë për Benzeman

Karim Benzema do të duhet të përgatitet sepse kundër tij mund të fillojë një proces gjyqësor

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema ishte i përfshirë në skandalin e shantazhit ndaj Mathieu Valbuenas për një video erotike, ka shumë të ngjarë që të shfaqet në sallën e gjyqit për t’iu nënshtruar një procesi.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Gjykata e Versajës e refuzoi kërkesën e bërë nga Benzema për anulimin e procesit gjyqësor, apel i bërë duke u bazuar në disa parregullsi në përgjimet telefonike që kanë përfshirë edhe sulmuesin transalpin.

Përfshirja në këtë skandal i kushtoi shtrenjtë Benzema në aspektin sportiv, pasi ai është lënë jashtë përfaqësueses që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke humbur kështu edhe Euro 2016.

Temat
Botë

Të afërta