Juventus ia ka vazhduar kontratën mesfushorit Stefano Sturao.
Skuadra e Juventusit ka njoftuar se, Stefano Sturaro ka vazhduar kontratën edhe për katër edicione, deri në vitin 2021.
Ky është lojtari i dytë që e vazhdon kontratën brenda dy ditësh, pasi të mërkurën për pesë edicione e vazhdoi Daniele Rugani.
“Stefano Sturao ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës. /Express/