Zyrtare: Suarez vazhdon me Barcelonën (Foto)

Luis Suarez ka rinovuar kontratën me Barcelonën, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2021, shkruan Gazeta Express.

Pas rinovimit të kontratën me Neymar e shumë yje tjera, Barcelona ka njoftuar se kanë rinovuar kontratën edhe me sulmuesin uruguaian, Luis Suarez, i cili do të qëndrojë në “Camp Nou” deri në vitin 2021, përcjell Gazeta Express.

Suarez u transferua në Barcelona nga Liverpooli në vitin 2014, i cili në 116 paraqitje në të gjitha garat ka arritur të shënojë 97 gola.

Temat
BotëSport

Të afërta