Video që tronditi Serbinë në vitin 1999

Gjatë luftimeve të vitit 1999, para bombardimeve të NATO-s, botën e përshkoi një video.

Në të shfaqet një fshat i braktisur (Mihaliqi i Vushtrrisë) dhunshëm nga banorët shqiptarë, pasi ishte bombarduar nga forcat militare serbe.

Në xhirim pastaj, nga distanca, kapen forcat serbe duke plaçkitur dhe djegur fshatin, transmeton gazeta Zeri.

Në mesin e ushtarëve e policëve serbë, kishte edhe serbë në uniforma civile.

Ndaj kësaj videoje kishte reaguar makineria propaganduese e Sllobodan Milosheviçq, sepse në të shiheshin të gjitha fytyrat e këtij regjimit fashist antishqiptar: një regjim që vret, spastron etnikisht, shkatërron, djeg, vjedh…

Temat
LajmeVend

Të afërta