Thaçi: Kodi telefonik është identitet shtetëror

Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova me marrjen e kodit telefonik ka krijuar identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikacionit

Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës, duke thënë se kjo do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh në anëtarësimin në organizata tjera.

Deklarata e Thaçit:

Republika e Kosovës nga sot ka një kanal të pavarur të komunikimit me botën. Dhënia e kodit telefonik, +383, do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh drejt anëtarësimit në organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare.

Republika e Kosovës, nga sot, ka identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës. HTH

Temat
LajmeVend

Të afërta