Si Elvana, pa grim (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata ka postuar një fotografi në Instagram ku ajo paraqitet pa grim.

Edhe pse me një frizurë paksa të çrregulluar, duket se Elvana e ka atë sharmin e saj edhe pa makeup.

Kësaj foto, Elvana ja ka vënë një titullin “Si unë”, derisa këngëtarja është duke e shijuar suksesin e këngës “Lejla” që e lansojë gjatë nëntorit, shkruan GazetaExpress.

Elvana, ndryshe ka qenë e përfolur se do të largohet edhe nga produksioni ThreeDots, por një gjë të këtillë ajo e ka demantuar me disa foto që këngëtarja lansojë gjatë Këngës Magjike, ku përkrahi këngëtarët këngët e të cilave ia kishte punuar Flori.

Temat
Showbiz

Të afërta