Mbledhja e KSHZ-së e anuloi seancën gjyqësore kundër Zaevit në Kumanovë

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot është anuluar seancë gjyqësore për procesin që bëhet kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të Organizatës Komunale të partisë, Martin Kostovski dhe kundër, LSDM-së si parti, të cilët i ka paditur sekretari gjeneral i partisë “GROM”, Viktor Cvetkovski, për shkak të publikimit të bisedave të përgjuara, njofton Portalb.

Seanca është anuluar pasi që në Gjykatë nuk janë paraqitur lideri i LSDM-së, avokati i të paditurve, Mirosllav Vujiq dhe përfaqësuesi i LSDM-së si parti, Damjan Mançevski.

I vetmi që ka qenë i pranishëm ishte Martin Kostovski, i cili ka thënë se për shkak të punës urgjente të avokatit të tyre që është përfaqësues i LSDM-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i njëjti nuk ka mundur të vijë.

Gjykatësja Maja Denkovska, e cila po e udhëheqë rastin, ka theksuar se seanca mund të mbahet dhe të jep deklaratë Kostovski ose, megjithatë të anulohet, për çka dhe më pas kanë kërkuar avokatët e Cvetkovsit që në interes të procedurës, seanca të mbahet tjetër dit.

Përndryshe, Cvetkovski e paditë liderin e LSDM-së, partinë dhe Kostovskin, për shkak të publikimit të bisedës së përgjuar mes tij dhe ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, kur flasin për sigurimin e votave për VMRO-DPMNE-në mes dy rretheve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kumanovë.

Seanca e radhës është caktuar për në janar.

Temat
LajmeRajon

Të afërta