Lekaj e pyet pushtetin: A po e rrëzoni murin?

Pal Lekaj përmes një komunikate për media ka pyetur pushtetin a po e rrëzojnë murin në Mitrovicë.

Ai ka shkrua se derisa presidenti, kryeministri dhe vartësit e tij flasin si do të rrënohet muri në Veri, Serbia po betonizon veriun edhe me një tjetër mur, e sipas Lekajt, kësaj radhe me një ndërtesë të lartë e cila mund të përdoret nga institucionet e Serbisë.

“Ka ardhur momenti, që deklaratat (kundërthënëse) të kthehen në veprime konkrete”, ka thënë Lekaj, transmeton Express.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

A po e rrëzoni murin?!

Derisa, Presidenti, Kryeministri dhe vartësit e tij flasin se si do të rrënohet muri në veri

Serbia po e betonizon veriun edhe me një tjetër muri, kësaj radhe me një ndërtesë të lartë e cila sipas mediave do të mund të përdoret nga institucionet e Serbisë.

Ka ardhur momenti, që deklaratat (kundërthënëse) të kthehen në veprime konkrete.

Të rrëzohet muri dhe të jepen shpjegimet për arsyen pse po lejohet të ndërtohet një tjetër objekt i dyshimtë.

Kosova është duke u sfiduar çdo ditë nga cenuesit e sovranitetit dhe po vuan nga mungesa e institucioneve që e mbrojnë atë.

Nëse nuk shohim veprime konkrete, atëherë i bjenë që turri i disa udhëheqësve institucional është i qëndrueshëm po aq sa zëri i disa gjelave të moshuar.

Temat
LajmeVend

Të afërta