Konfiskohet shtëpia e lindjes së Adolf Hitlerit

Shteti do të konfiskojë shtëpinë ku ka lindur diktatori nazist Adolf Hitler, vendosi parlamenti i Austrisë, por nuk bëhet i ditur përdorimi i ardhshëm i ndërtesës, në Braunau.

Politikanët austriakë janë përpjekur të ndalojnë pelegrinazhin e ekstremistëve të djathtë në vendin e lindjes së diktatorit nazist, duke i dhënë shtëpisë një imazh të ri si dhe një transformim arkitektonik.

Një pjesë e madhe e parlamentarëve votuan mbrëmë për të marrë ndërtesën nga pronarja aktuale, e cila kishte refuzuar planin e qeverisë për të vendosur një bamirësi sociale ose një autoritet qeveritar në ndërtesën trekatëshe.

Hapi u ndërmor për të parandaluar kultivimin, nxitjen ose përhapjen e ideologjisë nacionaliste socialiste sipas projektligjit.

Gruaja që zotëron shtëpinë nuk ka ndërmarrë një rekurs ligjor kundër vendimit sipas ligjit austriak.

Megjithatë, ajo do të marrë një pagesë kompensimi.

Temat
BotëLajme

Të afërta