Aksident në Lipjan, një i vdekur e dy të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Bujanë të Lipjanit. Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të lënduar pas aksidentit që ndodhi rreth orës 17:00.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor. Pas aksidentit, rruga ka qenë e pakalueshme për më shumë se dy orë.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00 ku janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Ajo poashtu ka thënë se dy personat e tjerë që janë lënduar në këtë aksident janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Temat
LajmeVend

Të afërta