AAK-ja të shtunën nis etapën e re të mospajtimit dhe mobilizimit urgjent

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të organizojë një tubim të madh të shtunën e 17 dhjetorit. Këtë tubim AAK-ja e ka quajtur mospajtues dhe mobilizues për gjendjen në Kosovë.

“AAK do të shpalosë idetë për të dalë nga kriza e thellë politike, morale dhe ekonomike”, ka thënë anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Muharrem Nitaj.

Në një prononcim për lajmi.net, Nitaj ka theksuar se Kosova ka nevojë për një mobilizim urgjent.

“E kemi konstatuar se Kosova jo vetëm që nuk po avancon në zhvillimin e vet, por po bënë hapa mbrapa në të gjitha drejtimet. Është koha që të mos bëjmë sehir, por të lëvizim nga vendi. Kosova ka nevojë për mobilizim urgjent në mënyrë që të ndërpritet vjedhja dhe kapja e shtetit”, ka thënë Nitaj.

Sipas tij, me këtë tubim nisë një etapë e re e mobilizimit të AAK-së dhe partnerëve të saj.

Temat
LajmeVend

Të afërta