Zidane befason me fjalët për Ronaldon

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, i cili së fundi fitoi Topin e Artë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se Cristiano Ronaldo do të jetë shumë i motivuar për ndeshjen ndaj Americas në Kupës e Botës për klube.

Sipas francezit, Topi i Artë nuk do të ndikoj aspak në përformancën e portugezit. Zidane zbulon se Ronaldo dëshiron të fitoj edhe kur luanë me shokët në stërvitje, e lere më në ndeshje zyrtare.

“Ronaldo ka stimuj të jashtëzakonshëm, por ai dëshiron të fitojë dhe miqësoret, madje edhe ato në stërvitje me shokët e skuadrës”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

“Nëse është ai më i miri në historinë e Realit? Askush nuk mund të fitojë ato që ka fituar ai, besoj se nuk është e ekzagjeruar të thuhet se është lojtari më i mirë në historinë e Realit. Ka fituar 4 Topa të Artë, por mund të fitojë edhe të tjerë”, ka përfunduar Zidane.

Temat
Botë

Të afërta