Veseli: Imazhet nga Aleppo ngjallin kujtime të hidhura nga e kaluara jonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka bërë thirrje botës që të ndërhyjë në Aleppo për të ndihmuar qytetarët e pafajshëm.

Ai ka thënë se Aleppo po i kujton të kaluarën e Kosovës.

“Aleppo na kujton të kaluarën tonë të dhimbshme. Imazhet e fëmijëve të vrarë sirianë ngjallin kujtime të hidhura për popullin tonë. Bota nuk duhet të heshtë, ashtu sikurse nuk heshti ndaj krimeve të bëra në Kosovë. Forcat demokratike të botës duhet të bashkohen dhe ta mbrojnë popullin e Aleppos”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Temat
Opinione

Të afërta