Sulmohet me gurë në Kakavijë autobusi nga Greqia

Rikthehen sërish në vëmendje sulmet me gurë që u bëhen autobusëve me udhëtarë nga Greqia për në Shqipëri.

Këtë herë ka ndodhur në afërsi të Kavajës, ku një autobus, i cili ishte duke u kthyer për në Tiranë është goditur me gurë dhe i është thyer xhami i parë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, ndërsa qytetari që ka qenë duke udhëtuar tregon se nuk e ka idenë se cilët kanë qenë agresorët apo për arsyen pse janë qëlluar, shkruan JOQ.

Ai flet edhe për frikën që ka të udhëtojë në rrugët e Shqipërisë, ndërsa shoferit i është dashur mbi gjysmë ore të njoftojë policinë.

Qytetari ka edhe një mesazh për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, të cilit i drejtohet si më poshtë:

“Kisha vetëm diçka për ti thënë këtij populli të mjerë dhe z. Saimir Tahiri! Kam qenë me autobusin e linjës së Greqisë duke u kthyer për në Tiranë dhe rreth orës 2 të mëngjesit, pa hyrë në Kavajë na kanë sulmuar me gurë autobusin duke i thyer xhamin përpara. Kemi qenë në ecje e sipër.

Persona që nuk e dimë nga dolën e zoti i paftë! Pavarësisht kësaj që nuk ka asnjë siguri sot në rrugët tona e pavarësisht tmerrit brenda që përjetuam, shoferi ka tentuar mbi gjysmë ore për të njoftuar policinë dhe askush askund nuk ka ngrit telefonin! Faleminderit z. Saimir Tahiri! Kjo është policia që duam”, – shkruan qytetari që ka përjetuar gjithçka në kurrizin e lëkurën e tij.

Temat
LajmeRajon

Të afërta