Njihuni me çiftin që Enca u ndryshoi jetën (Foto)

Një çift simpatik shqiptarësh të cilët jetojnë në Zvicër papritur janë bërë mjaft të njohur për shkak të këngëtares Enca Haxhia .

Mërgimja dhe Xhemi Aliu kanë arritur mbi 100 mijë ndjekës në Instagram dhe kjo për shkak se Enca ka shpërndarë videon e tyre gjatë verës që lamë pas. “Se do të kemi kaq shumë ndjekës, nuk e kemi menduar kurrë”, thotë Mergime Aliu. 22-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Xhemi ndiqen në profilin e tyre në Instagram (“mr.mrs.aliu”) nga rreth 100 mijë njerëz, thekson media zvicerane “20min.ch”. Që pas postimit të Encës kanë pranuar oferta nga kompani të ndryshme për reklama duke u bërë kështu mjaft të njohur.

Temat
Showbiz

Të afërta