Në Buenos Aires të Argjentinës, një burrë ka provuar ta dhunoi seksualisht, punëtoren e një lokali ku shiten rroba.
Burri i paidentifikuar ka shkuar më herët gjatë ditës dhe i ka kërkuar punëtores që të dalin në takim. Por, ajo e ka refuzuar ofertën e tij.
Disa orë më vonë, ai ka shkuar sërish në atë butik dhe kur e ka vërejtur se nuk është askush tjetër, e ka sulmuar vajzën.
Ai e ka tërheqë zvarrë dhe e ka goditur, duke provuar që t’i hipë sipër.
Pas zërave që ka lëshuar punëtorja, asaj i janë afruar fqinjët dhe kanë arritur ta largojnë nga ky dhunues.
Me anë të pamjeve të regjistruara nga kamera e sigurisë, Policia është duke provuar ta identifikoi këtë njeri që është larguar pa gjurmë.
