Matoshi: Prej Parkut të Paqes kompromisi u bë me mur

Analisti Halil Matoshi po konsideron se Isa Mustafa nuk di nëse vendosja e murit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit apo jo.

Sipas tij tani po shihet objektivisht që muri nuk është pjesë e marrëveshjes, por ai tha se vetëm revitalizimi i urës është pjesë e marrëveshjes, por që ura nuk funksionon me dekada.

Ai tha se serbët e veriut për me ngritë sa ma shumë pyetje, sa ma shumë çështje i kanë thanë parku i paqes, gjë që sipas tij kjo është barrikadë klasike, shkruan rtv21.tv

“Serbët e veriut me ngritë sa më shumë çështje i kanë thënë parku i paqes, merre me mend që nuk ka vend me bë park përpos veç në urë, kjo ka qenë barrikadë klasike, prej parkut kompromisi u bë me mur”, tha Matoshi duke shtuar se kompromisi tjetër është që muri do të prehet deri ne gjysmë.

Temat
LajmeVend

Të afërta