Marina dhe Luana: “As nuk duam rruza, as nuk duam pare” (Foto)

Marina dhe Luana Vjollca janë ndër emrat më të përfolur në showbizin shqiptar. Fakti që punojnë të dyja në të njejtin ekran, bën që ato të mos ndahen për asnjë çast nga njëra-tjetra gjatë ditës.

Ato janë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numërojnë me mijëra ndjekës.
Së fundmi, motrat Vjollca kanë publikuar disa video në Instagram Story ku shfaqen nën shoqërinë e njëra-tjetrës, teksa këndojnë këngë të ndryshme në makinë.

Në një prej momenteve, në sfond është dëgjuar një këngë shumë e njohur popullore, dhe me të dëgjuar Marina dhe Luana nuk kanë hezituar që menjëherë të këndojnë së bashku këngën që po dëgjonin.

Kënga në sfond ishte “Ani more nuse”, teksa motrat Vjollca dëgjohen duke kënduar frazën: “As nuk duam rruze, as nuk duam pare”, gjersa Luana thotë “Veç e du një djalë…”.

Sigurisht që kjo video është përcjellur me të qeshura tek ndjekësit e tyre, teksa fraza e Luanës për të gjetur një djalë edhe mund të jetë e vërtetë, përderisa motra e saj e madhe është rehat në këtë pjesë.

Temat
Showbiz

Të afërta