Këngëtari shqiptar e thotë hapur: ‘Adelina Ismaili, simpatia e parë’ (Foto)

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares Adelina Ismaili, urimet kanë dalur përtej suazave të fansave dhe familjarëve.

Ka qenë një koleg i ri në moshë i këngëtares, Alban Ramosaj ai që Ismailit i ka dedikuar një postim të veçantë me rastin e ditëlindjes.

Nën foton e këngëtares ai ka shkruar: ‘Simpatia ime e parë. Urime ditëlindja legjendë’. Ramosaj i lindur në vitin 1996, duket se kohën e shkëlqimit të divës në fillim të viteve 2000 e ka pasur atë idol.

Ky rast kur artistë shqiptarë pranojnë publikisht afeksionin në moshë të hershmë për Adelinën nuk është i pari.

Në programin festiv të Klan Kosova disa vite më parë, Nora Istrefi kishte pranuar se në fëmijëri, Ismaili ka qenë muza e frymëzimit për të. /Prive/

#FirstCrush Happy Birthday Legend.

A photo posted by Poseidon (@albanramosaj) on

Temat
Showbiz

Të afërta