Gold Ag këngë për babain, në përvjetorin e vdekjes së tij (FOTO)

Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold AG, sonte në orën 20:00, do ta publikojë këngën e tij më të re, kushtuar babait të tij të ndjerë, shkruan Gazeta Express.

Këngën e titulluar ‘Babë’, reperi ka vendosur ta sjellë në përvjetorin e 24’të të vdekjes së tij.

‘24 vjet pa ty BABË … me pak rreshta e fjalë zemre të përkujtova në këngën e re që del në këtë datë 14 Dhjetor, ora 20:00, Lum unë që t’pata’, shkruan reperi në Facebook.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë ai, ndërkaq për orkestrimin Urban studio.

Rikujtojmë se para disa muajsh, Gold AG i kishte kushtuar një këngë edhe nënës, projekt të cilin e ka realizuar në duet me këngëtaren Shyhrete Behluli.

Temat
Showbiz

Të afërta