Gazetari nuk arrin të përmbahet, shpërthen në lot nga pamjet e Aleppos (Video)

Përgjatë zhvillimeve të njëpasnjëshme në Aleppo, ku shumë fëmijë e persona të rritur po humbin jetën, pothuajse nuk ka mbetur njeri që nuk është “prekur” nga këto zhvillime.

Njerëz të shumtë në mënyra të ndryshme kanë reaguar pas mosndalimit të bombardimeve që po ndodhin në këto vende të Sirisë.

Ndërsa një gazetar turk, përgjatë edicionit të tij “live” nuk ka arritur dot të ndalojë veten nga “shpërthimi” në lot, duke parë pamjet e fëmijëve në Aleppo.

Duhet përkujtuar që prej gjashtë vitesh Siria është vendi ku kanë humbur jetën më së shumti njerëz në botë./Indeksonline/

Temat
BotëLajme

Të afërta