Frika nga ferri i luftës, “rrugët në Aleppo të mbushura me të vdekur e të plagosur” (Video)

Në qytetin sirian të Aleppo, po vazhdojnë bombardimet që nga mëngjesi, kjo gjendje atje ka lënë në frikë popullatën, raportoi AFP.

Menjëherë pas pezullimit të marrëveshjes për evakuimin e civilëve, e cila është miratuat nga Moska dhe Ankaraja, vazhduan sulmet në fortesën e fundit të rebelëve, ku banorët u detyruan të jenë ende në ferrin e luftës.

AFP njoftoi se banorët e mbetur në Aleppo janë të drejtuar nëpër rrugë gjithandej për në kërkuar strehim, transmeton lajmi.net.

“Situata është e tmerrshme në Aleppo. Çdo njeri është i frikësuar”, kanë thënë banorët, duke shtuar se rrugët janë të mbushura me të vdekur dhe të plagosur dhe se askush nuk mund të afrohet t’i shpëtoj.

Kontakti i vetëm me popullsinë e botës janë rrjetet sociale që ata po japin mesazhet e tyre, që bëjnë thirrje për ndihmë dhe për të përshkruar gjendjen e tanishme atje.

Mjekët në një spital i thanë AFP-së, se në morgu është mbushur më shumë të vdekur dhe se askush nuk shkon për të identifikuar dhe për të marrë.

Rebelët e vitit 2012 zënë pjesën lindore të Aleppos, i cili para luftës ka qenë qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e Sirisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta