Diktatori akuzon gjeneralët për tradhti teksa… (Foto)

Një histori tejet qesharake ka ndodhur pak ditë më parë në Korenë e Veriut. Diktatori Kim Jong Un ka thirrur gjithë gjeneralët për raportim teksa ishte duke ngrënë dhe pirë verë.

Ai i ka akuzuar për tradhti ndaj kombit pasi nuk kanë mundur të hedhin asnjë satelit ushtarak në hapësirë, ka thënë një burim brenda qeverisë për mediat e Koresë së Jugut.

Diktatori i ka urdhëruar që të nesërmen në mëngjes të paraqisni një letër autokritike pranë tij. Letra, sipas burimit, do të kishte një përmbajtje tejet fyese për gjeneralët pasi kështu ua kishte diktuar diktatori.

Por të nesërmen në mëngjes, kur diktatori u zgjua, pyeti gjeneralët “Përse jeni mbledhur të gjithë këtu?”. Kur ata i shpjeguan arsyen, ai u tha se kishte qenë i dehur dhe nuk mbante mend të kishte dhënë një urdhër të tillë, por u tha të kujdeseshin për shëndetin pasi ishin në një moshë të thyer.

Temat
BotëLajme

Të afërta